Rajoni Zhytomyr tani është çliruar nga forcat ruse, ka thënë guvernatori lokal.
Rajoni, i cili kufizon me Kievin në perëndim, ka qenë një korridor kyç për dërgimin e ndihmave dhe pajisjeve në kryeqytet që nga fillimi i luftës, shkruan BBC.
Zhytomyr ka pësuar gjithashtu bombardime masive që vranë civilë dhe lanë shumë të tjerë pa shtëpi.
Nëpërmjet një postimi në Telegram, Guvernatori Vitaliy Bunechko tha: “Armiku u zmbraps dhe sot nuk ka më trupa pushtuese ruse në rajonin tonë. Ata u larguan nga komunitetet veriore, por lufta nuk ka mbaruar. Ne do të fitojmë! Lavdi Ukrainës!”