Edi Rama i ka reaguar sot të dërguarit të Bashkimit Evropian Miroslav Lajçak, një ditë pas takimit të delegacioneve nga Kosova dhe Serbia në Bruksel, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri Rama i ka reaguar Lajçakut nëpërmes llogarisë në Twitter, ndërsa ka kërkuar që tensionet mes dy vendeve, të mos shndërrohen në barrë për rajonin.
“Rajoni ynë nuk mund të bëhet peng i një krize të pafund mes Kosovës dhe Serbisë.
Nuk mund të lejojmë që as veriu i Kosovës, ku kufiri mes krimit të organizuar dhe politikës vendase është i mjegulluar të bëhet një Donbas i Vogël nga kryengritjet e nxitura nga Rusia dhe as dialogu të bëhet një lojë fajësimi të Ballkanit të Vjetër nga mungesa e një vullneti real dhe të fortë të palëve të përfshira në të!
Diskutimet janë të mira, por ajo që i nevojitet rajonit është një përparim para se të jetë tepër vonë”, shkruan Rama.
Përndryshe dje në Bruksel delegacionet nga Kosova e Serbia, të prira nga zëvendëskryeministri Besnik Bislimi dhe Petar Petkoviq, nuk patën takim trepalësh, ashtu siç pritej./FolDrejt/
The EU needs to act firmly to secure a swift implementation of the Basic Agreement. Our region cannot become a hostage of a neverending crisis between Kosova and Serbia. We cannot allow nor the Northern Kosova, where the line between organized crime and local politicis is… pic.twitter.com/3luccJoyFd
— Edi Rama (@ediramaal) July 20, 2023