Një sipërfaqe me shkurre është përfshirë nga flakët pasditen e sotme në zonën e Tales në Lezhë.
Shkaqet e rënies së zjarrit nuk dihen ende, ndërsa flakët po përhapen me shpejtësi për shkak të erës së fortë.
Sipas burimeve nga vendi i ngjarjes, nga zjarri rrezikohen edhe disa objekte përreth, pasi flakët janë afruar pranë një biznesi në zonën e Tales.
Në vendin e ngjarjes ka shkuar vetëm një forcë zjarrfikëse e cila po punon për shuarjen e flakëve./FolDrejt/