Koreja e Veriut ka lëshuar sot një raketë balistike që ra në Detin e Japonisë, njoftuan autoritetet japoneze dhe koreano-jugore.
Ministria japoneze e Mbrojtjes njoftoi se raketa u hodh në orën 5:21 të mëngjesit, raportoi Kyodo, përcjell Fol Drejt.
Kryeministri japonez Fumio Kishida tha se raketa besohet të ketë rënë në zonën ekskluzive ekonomike të Japonisë./FolDrejt/