Një raketë Starstreak e prodhuar në Britani mendohet se ka rrëzuar një helikopter rus në përdorimin e parë të armës në Ukrainë.
Një pretendim i tillë vjen në kohën kur presidenti i vendit Volodymyr Zelensky thotë se ‘pushtuesit po tërhiqen’ nga Perëndimi.
#Ukraine: An Mi-28N of the Russian Air Force was shot down by a direct hit from a MANPADS over #Luhansk Oblast today. Reportedly, the crew survived. pic.twitter.com/ogLTpoAL7O
— 🇺🇦 Ukraine Weapons Tracker (@UAWeapons) April 1, 2022
Sistemi Starstreak është një raketë e drejtuar me laser që udhëton me më shumë se tre herë shpejtësinë e zërit për të rrëzuar aeroplanët e armikut që fluturojnë ulët dhe helikopterët sulmues.
Britania po furnizon trupat ukrainase në përdorimin e raketave anti-ajrore me shpejtësi të lartë, si dhe sigurimin e pajisjeve të tjera ushtarake.