Një raketë ruse ka goditur qytetin port jugor të Odesës, kanë thënë autoritetet ukrainase, raporton Sky News, transmeton Fol Drejt.
Mediat ukrainase raportuan gjithashtu shpërthime në Kiev dhe në qytetin e Dnipro, një qytet i rëndësishëm strategjik që lidh lindjen dhe perëndim të Ukrainës.
Raportet vijnë pasi kryeministri ukrainas Denys Shmyhal tha se sulmet e reja raketore ruse kishin shënjestruar objektet e prodhimit të gazit dhe një fabrikë raketash, raportoi Interfax Ukraine.
“Raketat po fluturojnë mbi Kiev tani. Tani po bombardojnë prodhimin (objektet tona) të gazit, po bombardojnë ndërmarrjet tona në Dnipro dhe Yuzhmash (fabrika e raketave),” citohet të ketë thënë z. Shmyhal.
Odesa është qyteti i tretë më i madh i Ukrainës dhe mbetet i rëndësishëm për Vladimir Putin për shkak të vendndodhjes së saj.
Nëse ai mund të marrë qytetin, atëherë ai mund të shkëputë Ukrainën nga deti, prandaj është një nga objektivat kryesore për ofensivën ruse./FolDrejt/