Sipas mediave ndërkombëtare Shtetet e Bashkuara të Amerikës (ShBA), po bëhen gati t’i nisin një seri raketash balistike drejt Ukrainës, në mënyrë që ushtria e kësaj të fundit, ta godas ushtrinë ruse, shkruan Fol Drejt.
“Një raport i medias sugjeron se ushtria amerikane thuhet se po përgatitet të dërgojë raketa balistike taktike të armatosura me municione thërrmuese në Ukrainë, pasi të miratohen nga Presidenti Joe Biden” – shkruan Al Jazeera.
Këto raketa kanë qenë shumë të diskutuara, ndërsa edhe pala ruse është kritikuar për përdorimin e tyre.
Së fundi guvernatori i rajonit Bryansk të Rusisë pretendon se Ukraina qëlloi me municione thërrmuese në një fshat rus pranë kufirit, duke dëmtuar disa shtëpi./FolDrejt/