Disa raketa kanë shënjestruar qytetin irakian Irbil dhe zyrtarët amerikanë kanë thënë se ato janë nisur nga Irani.
Raketat kanë goditur qytetin në orët e para të 13 marsit, duke shënjestruar ndërtesën e re të konsullatës amerikane dhe një zonë në afërsi, mirëpo ato kanë shkaktuar vetëm dëme materiale dhe një civil është plagosur, ka thënë Ministria e Brendshme kurde, transmeton Fol Drejt.
Një korrespodent i televizionit shtetëror iranian me bazë në Irak, ka thënë se raketat kanë pasur qëllim “bazat sekrete izraelite”./FolDrejt/