Sipas BBC-së, pesë viktima dhe 25 të plagosur janë regjistruar pas një sulmi me raketa në një shkollë fluturimi në qytetin qendror të Ukrainës Kropyvnytskyi, transmeton Fol Drejt.
Sipas raportimeve të mediave ndërkombëtare, bëhet fjalë për rajonin Kirovohrad.
Sipas guvernatorit rajonal, dy raketa goditën hangarët në qytetin qendror të Ukrainës rreth orës 12:20 me kohën lokale.
Raikovych tha se të plagosurit po trajtohen, duke shtuar se lëndimet e tyre nuk ishin të rënda sa t’u rrezikonin jetën. /FolDrejt/