Goran Rakiq është sulmuar nga turma e revoltuar, ndërsa kjo e fundit ka thirrur “tradhti”, shkruan Fol Drejt.
Rakiq, kryetar i Listës Serbe, ka kërkuar për një moment nga të tubuarit para ndërtesës së Komunës në Zveçan që të lëvizin, në mënyrë që të kalojnë dy automjete të njësisë speciale të Policisë së Kosovës.
Pikërisht ky “urdhër” duket se nuk i ka pëlqyer turmës, ndërsa kanë thirrur “tradhti”, ndërsa edhe e kanë sulmuar edhe me shishe, raporton REL, transmeton Fol Drejt.
Ua kujtojmë se Rakiq ka pasur një takim në orët e hershme të mëngjesit me Komandantin e KFOR-it, Angelo Mikele Ristucci, të cilit i ka kërkuar tërheqjen e menjëhershme të trupave të KFOR-it nga komunat veriore./FolDrejt/