Goran Rakiq është takuar sot me Shefen e UNMIK-ut znj. Caroline Ziadeh, transmeton Fol Drejt.
Kryetari i Listës Serbe me këtë rast i ka shprehur pikëpamjet e tij në lidhje me zgjedhjet lokale në komunat me shumicë serbe, si dhe formimin e Asociacionit.
“Është e nevojshme që sa më parë të formohet Asociacioni i Komunave Serbe, të tërhiqen njësitë speciale nga veriu dhe të ndalen persekutimet politike dhe arrestimet, në mënyrë që të mundësohet jeta paqësore e serbëve në këto zona dhe të ruhet stabiliteti dhe mbijetesa”, ka shkruar Rakiq në llogarinë e tij në Facebook.
Ua kujtojmë që Lista Serbe që udhëhiqet nga Rakiqi nuk do të marrë pjesë në zgjedhjet e 23 prillit në katër komunat veriore./FolDrejt/