Pas disa shkrimeve një muaj më parë, në të cilat u konfirmua interesi i Milanit, Ralf Rangnick është rikthyer të flasë në kontaktet që kishte me Milanin e që janë ndërprerë për shkak të koronavirusit.
Rangnick ka qenë ish-trajner i Leipzig dhe drejtor sportiv i ekipeve në pronësi nga Redbull.
Më poshtë janë fjalët e tij qe i tha për Mittledeutsche Zeitung.
“Ka pasur interes nga ana e Milanit, por me urgjencën e Coronavirus kishte gjëra më të rëndësishme për të menduar sesa nëse unë jam njeriu i duhur për ta apo jo.
Roli im? Do të varet nga kërkesat e klubit, por unë jam jo shumë i interesuar për pjesën financiare. Për mua është e rëndësishme që të keni një ndikim të caktuar në zgjedhje dhe kjo nuk ka asnjë lidhje me fuqinë, edhe nëse ndonjëherë ju duhet të paraqisni ide të caktuara “.//FolDrejt