Kryeministri shqiptar, Edi Rama, paralajmëroi se aleatët dhe partnerët ndërkombëtare janë në kushtet e sosjes së durimit, në lidhje me situatën në veri të Kosovës.
Në një konferencë për mediat nga Kryeministria, kreu i qeverisë u shpreh se mund të ketë sanksione për Kosovën, nëse kryeministri Albin Kurti nuk pranon kërkesat e përfaqësuesve të Bashkimit Evropian.
“Unë shpresoj shumë që të mund të takohemi për të ballafaquar opinionet në kushtet kur, e përsëris, jemi në prag të vënies në lëvizje të planit, se nuk ma zë as goja të flas për snaksione, por të masave shtrënguese, ndaj një shteti që është krijuar nga ata të cilët qartësisht, janë në kushtet e sosjes së durimit. Kam bërë një përpjekje për të kërkuar edhe pak kohë, por nëse nuk e shfrytëzojmë dot këtë kohë për një sens të përbashkët mes të gjithëve, atëherë, kam shumë frikë se plani që është në plan, realisht, shumë i rëndë për Kosovën, do të vihet në lëvizje”, theksoi ai./abcnews.al/