Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, i dhuroi sot Çelësin e Qytetit ish-ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehajt, transmeton Fol Drejt.
Rama e ka cilësuar si nder të madh dhënien e këtij çmimi ish-ministrit Mehaj.
“Nder vërtetë i madh për mua t’i jap Çelësin e Qytetit mikut dhe ish Ministrit të Mbrojtjes, Armend Mehaj.
E falënderoj për shërbimin fantastik që ka dhënë për vendin.
Bashkëpunëtor njëherë, miq përherë!”, ka shkruar Rama në Facebook, duke shtuar edhe disa fotografi nga aktiviteti.