“Së shpejti në ditët në vijim do rrisim gjobat për lokalet, baret, restorantet, dyqanet e qendrat tregtare e do bëjmë një shkallëzim sipas hapësirave e sipas kushteve për abuzim”, tha Rama.
Sipas kryeministrit, rreziku më i madh nuk është në rrugë, zyra apo shtëpi, “por pikërisht aty ku është dhe ndërveprimi më i madh, e nëse nuk duan të kthehemi tek masat e forta kufizuese, duhet sot, të mos kërkojnë të nxjerrin maksimumin duke vënë në rrezik jetën e njerëzve”, teksa paralajmëroi tregtarët të respektojnë masat.
Rama tha se do jetë Policia dhe inspektoriatet ato qe do nderhyjne te imponojne me force zbatimin e rregullave nese nuk shihet kthese ne sjellje.