Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama i bëri thirrje Bashkimit Evropian që të dënojë nderimin e grupit kriminal serb nga ana e Serbisë.
Ai theksoi se Brukseli duhet të ketë një dënim pa ekuivok për vrasjen e efektivit të policisë në veriun e Kosovës, Afrim Bunjaku nga grupi kriminal serb.
Rama: Minimalisht Serbia do të ishte distancuar nga grupi kriminal që i mori jetën efektivit dhe do të kishte deklaruar hapjen e një hetimi serioz dhe në një vend të një hetimi të provokuar na grupi serb Serbia zgjodhi nderimin për të vrarët nga forcat speciale të Kosovës duke shpallur një ditë zie. Atëherë çfarë hetimi pret BE? A mos po heton vetë BE në mënyrë të paanshme, shumë mirë do të ishte kjo, por as këtë nuk e dëgjova nga BE, nuk e di nëse BE ka angazhuar ndonjë mekanizëm, gjithsesi çka ne kërkuam në komunikimin me miqtë në Bruksel nuk është rezultati i një hetimi, por dënimi pa ekuivok i vrasjes së një efektivi të policisë në veriun e Kosovës nga grup kriminal dhe dënimi i aktit absurd të nderimit kombëtar të kriminelëve të veshur me uniforma ushtarake, jo shtetërore, të armatosur deri në dhëmbë të cilët u shfaqën me zhurmën e armëve të rënda.
Sipas kreut të qeverisë, Serbia po bën karshillëk ilegal dhe institucional ndaj vlerave dhe parimeve të BE-së, pasi si të denjë uljen në gjysmë shtizë të flamurit.
Rama: Çdo hetim i mundshëm nuk i ndryshon dot këto fakte sa të thjeshta aq edhe të mjaftueshme për t’u klasifikuar si fakte. Udhëheqja e Kosovës mund të ketë mund t’i ketë kusuret e veta për dialogun e normalizimit, qëndrimi ynë ka qenë si dy pika uji me qëndrimin evropian, por asnjë nga kusuret nuk i relativizon dot peshën e zhvillimeve të rënda të cilat nuk krahasohen me asgjë të keqe që ka ndodhur qysh nga 1999, këtu jemi para derdhjes së gjakut të pafajshëm, nuk është gjaku i një kalimtari që u vra në rrugë nga një makinë me targa serbe, është gjaku i një efektivi të shtetit të Kosovës, ai u vra nga njerëz të veshur ushtarakisht dhe të armatosur rëndë, që për Beogradin janë të denjë për ta ulur në gjysmë shtizë flamurin, karshillëk sa ilegal nga ana e grupit kriminal, aq edhe institucional nga ana e shtetit serb ndaj vlerave dhe parimeve të BE-së. Kosova meriton ta dëgjojnë autoritetin e lartë të BE jo për të shtatat as për të 40-tat, por sepse e meriton dhe mirëpret gjithë ky rajon që boll ka vuajtur nga degradimet e hajvanllëkut të cilat kjo histori ka mësuar që mund të përshkallëzohen. E kam paralajmëruar prej kohësh mundësinë e një shtjellimit të një skenari.
Rama theksoi se KFOR-i duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës, pas trazirave që degraduan me ngjarjen tragjike të vrasjes së policit dhe plagosjes së dy të tjerëve.
Rama: Jo se jam më i mençur se të tjerët, por sepse nuk jam aq i zënë me hallet e gjithë botës siç janë të mëdhenjtë e kësaj bote, në këtë sekondë sikur i shoh në faqet e mia të rrjeteve sociale plumbat e trimave, jam mësuar me trimat e klubeve mediatike të Tiranës, edhe me ata në Kosovë, që më tregojnë me gisht si vëllaun e Vuqiqit. Duhet të shpëtohet nga e shkuara që e persekuton këtë rajon prej shekujsh. Detyra ime është të shoh më larg se sa një hap. KFOR duhet të marrë nën kontroll veriun e Kosovës.