Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka reaguar pas testimit të sotëm të unazës qendrore në kryeqytet, që ka shkaktuar jo pak pakënaqësi tek qytetarët.
Në një postim në facebook, ai ka thënë se e kupton plotësisht frustrimin e shumë qytetarëve gjatë ditës së sotme, duke i falenderuar për durimin e treguar.
Ai njëkohësisht ka falenderuar edhe Policinë e Kosovës për punën e zellshme dhe bashkëpunimin efektiv.
“Gjatë ditës së sotme, ne kemi bërë identifikimin e fyteve të ngushtë dhe njëkohësisht kemi pranuar mesazhe me propozime e rekomandime konkrete për të ofruar një zgjidhje përfundimtare për komunikacionin e ngarkuar të kryeqytetit tonë. Të gjitha propozimet dhe shqetësime jemi duke i trajtuar me kujdes të veçantë bashkë me stafin tim.”
“Dua të ju siguroj se ky testim si dhe testimet e mëparshme janë bërë me qëllimin më të mirë të mundshëm për qytetarët e Prishtinës dhe të qyteteve tjera të cilët punojnë dhe e vizitojnë Kryeqytetin.” – ka shtuar ai./FolDrejt/