Aleksandër Vuçiq dhe Edi Rama kanë takuar Kryeministren e Italisë Gjiorgia Meloni, shkruan Fol Drejt.
Presidenti i Serbisë, Vuçiq, tha se në Verona ka pasur një takim të rëndësishëm me kryeministren e Italisë, Gjiorgia Meloni, për marrëdhëniet e ndërsjella dhe çështjet aktuale botërore dhe se e pret vizitën e saj para fundit të këtij viti. Në takim ka qenë i pranishëm edhe Kryeministri Edi Rama.
Sipas raportimeve, në këtë takim është biseduar për raportet me BE-në.
“Ne i kërkuam Melonit që të na ndimojë më tej në Bruksel dhe në mënyrë bilaterale me angazhimin e saj për çështje të ndryshme”, tha Vuçiq.
Ndër të tjera ai ka treguar se e ka ftuar kryeministren italiane që ta vizitojë Beogradin./FolDrejt/