Përpara nisjes së pushimeve, kryeministri Edi Rama duket se po planifikon një manifestim gjigant në Tiranë. Lajmi konfirmohet nga burime për gazetaren Erneta Shevroja.
Mësohet se manifestimi do të mbahet në sheshin “Skënderbej” me rastin e çeljes së negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian.
Organizimi i këtij eventi është diskutuar ditën e djeshme në takimin e kryeministrit me krerët e rinj të degëve të Partisë Socialiste. Rama u ka lënë porositë kryesocialistëve, ndërsa manifestimi pritet të mbahet në 28 korrik në orën 19:00.
Ndërkaq, kjo lëvizje e Ramës vjen pas protestës së 7 korrikut e thirrur nga Sali Berisha kundër qeverisë. Një ndër elementët që u diskutua për tubimin e demokratëve ishte pjesëmarrja. Duket se Rama ka vendosur që edhe ai të nxjerrë njerëzit e tij në shesh, por këta të fundit për të festuar një moment të rëndësishëm të vendit. g.v/abcnews.al