Kryeministri Edi Rama është takuar mbrëmjen e kaluar me kryeministrin e zgjedhur të Kosovës Albin Kurti, i cili ka mbërritur në kryeministri pa eskortë shoqëruese rreth orës 18:30 të ditës së djeshme. Pas disa orës nga nisja e këtij takimi, ka qenë vetë kryeministri Edi Rama që ka folur i pari. Shefi i qeverisë shqiptare ka treguar nëpërmjet një postimi në “Facebook” se bashkëbisedimi mes dy liderëve ka qenë i gjatë dhe janë diskutuar shumë tema.
Ndërkohë ata kanë pasur më tej një moment pushimi, ku janë takuar me aktorin francez Gerard Depardieu dhe autorët e filmit në të cilin luan ai.
“Në mes të një bashkëbisedimi të gjatë prej disa orësh me Albinin, ku hapëm shumë tema të bashkëpunimit dhe mirëkoordinimit të dy qeverive, patëm një moment pushimi të veçantë, me autorët kosovarë dhe aktorin e madh Gerard Depardieu, të cilët po xhirojnë në Shqipëri filmin ‘Unë dhe Millosheviçi’😊”, shkruan Rama.
Sipas informacioneve jo-zyrtare Albin Kurti pritet që në Shqipëri të krijojë partinë e re të Vetëvendosjes dhe që do garojë zgjedhjet e ardhshme. Kjo do përkeqësonte përçarjen e votës të së majtës në Shqipëri duke sjellur edhe frikën e kryeministrit Edi Rama./Foldrejt.com