Kryeministri Edi Rama nuk e konsideron marrëdhënie varësie furnizimin me grurë nga Serbia.
Sipas tij, Shqipërisë nuk i mbeti puna për t’u furnizuar nga Serbia, teksa shton se vendi ynë prodhon miell me çmimin më të lirë në rajon, transmeton Fol Drejt.
Gjatë takimit me disa importues dhe eksportues në vend, Rama deklaroi se do të merret në konsideratë që mbledhjet e bordit të çmimit të ushqimeve, të bëhen në transparencë të plotë.
“Mua më duket ide pozitive për t’u marrë në konsideratë që mbledhja e bordit për produktet bazë të bëhet transparente. Sëbashku, ju me tabela në dorë të bëni transparencë për çmimin. Ata që duan të mohojnë faktet, le t’i bëjnë. Sot Shqipëria ka një industri prodhimi të miellit jo vetëm që është garante e çmimit më të lirë në rajon, por garante e një cilësie brenda të gjitha standarteve për eksportin. Kam vizituar një pjesë të fabrikave, kam parë ciklin e zhvillimit të tyre. Para disa ditësh ishim në një fabrikë tjetër. Sigurisht që ne i përkasim një bashkësie ku çdo gjë të falet përveç suksesit. Jeni të mbartni mëkatin më të madh të mundshëm, suksesin. Sa herë të flitet për miell, vaj apo çfarë prodhoni ju, ju të jeni ata që helmojnë popullin, që shesin krunde. E vërteta është krejt tjetër në këtë rast.
Dua ta përmend, hapja e kanalit me Serbinë nuk është varësi siç është interpretuar. Nuk është se mbeti puna që ne t’i shtrijmë dorën, por është thjesht hapja e një kanali që ka ekziestuar prej 30 vitesh. Për shkak të Ballkanit të Hapur, me Maqedoninë e Verikut, kanalet janë të hapura. Ballkani i Hapur nuk është për politikanët, apo skenarët e politikës së madhe. Është ekzaktësisht mundësia për të përfituar nga një treg më të madh” – tha Rama.
Duke folur për bujqësinë, rama deklaroi se janë rritur eksportet bujqësore.
“Janë mbi gjysëm milioni që do të përfitojnë nga mbështetja e qeverisë për 3 muaj rresht. Për të gjithë ata që thoshin që bujqësia mbaroi, vdiq, 14% plus eksportet bujqësore në janar-shkurt në krahasim me të njëjtën periudhë nga viti i kaluar. Ne ishim një vend me 120 mln eksporte, qesharake. Sot jemi thuajse me gjysëm miliardi eksporte bujqësore. Duhet të shkojmë tek një miliardi për të qenë normal, serioz në prodhimin tonë. Shifra tjetër është, ne eksportonim një, importonim shtatë. Tani eksportojmë një, importojmë 3. Është rritur eksporti. Kemi shumë më tepër prodhime vendase se sa kishim më parë. Një pjesë tjetër, bujqësia e individëve që vazhdojnë të jenë të vetmuar, që nuk krijojnë sinergji bashkimi është një bujqësi që lëngon. Atë që rri vetëm e ha ujku në këtë sektor. Ne do të stimulojmë sinergjinë. E nis ditën duke lexuar “ – tha Rama./FolDrejt/