Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, është drejtuar me akuza për Qeverinë e Kosovës në krye me kryeministrin Albin Kurti për.
Ai iu referua atyre se po bëjnë “gjeste” duke nënkuptuar veprime për konsum elektoral.
Ai këto deklarata i bëri nga foltorja e Kuvendit të Shqipërisë, në kohën kur po mbahet seancë e jashtëzakonshme për votimin e një resolute për dënimin e sulmit terrorist nga grupi serb në Banjskë, më 24 shtator, raporton Gazeta Insajderi.
“Duhet të jetë e qartë se nuk bëmë një gjest konsumi të brendshëm elektoral siç janë prej kohësh tanimë dhe fatkeqësisht e them me keqardhje një sërë gjestesh të qeverisë në Prishtinë”, deklaroi Rama, teksa komentoi qëndrimin e Shqipërisë për mos-linjëzim me deklaratën kontroverze të BE-së për sulmin terrorist në Banjskë.
“Kosova është në udhëkryqin mes të shkuarës e të ardhmes. Agresioni në Banjskë nguli më fort se asnjëherë thonjtë në fyt procesit të dialogut. Shfaqja ogurkeqe e hijes së të keqe të së shkuarës, armatimet e trafikuara për sulm, jo vetëmbrotjje, ishte si kronika e zezë e një vdekje të paralajmëruar”, tha më tej kryeministri shqiptar.
“Zija kombëtare nga Beogradi, për kriminelët e eleminuar ishte shëmbylltura e gjallë e hijes së të shkuarës, që bashkëjeton me Serbinë që nga distafa e saj finale si hija që ndjek njeriun sapo del drita. Si reagoi Shqipëria, përmes qeverisë? Për herë të parë në 10 vitet e fundit Shqipëria nuk u linjëzua me deklaratën e BE, ishte për Kosovën dhe detyrat e saj në dialog dhe nuk kishte asnjë gërmë për Serbinë. Edhe pse aprovimi përkoi menjëherë pas vrasjes së efektivit të politicë dhe zisë serbe për kriminelët, nuk kishim asnjë rezervë për deklaratën në vetvete. Kosova duhet të reflektojë për kritikat dhe këkesat e Brukselit, ishte e papranueshme që deklarata të dilte sikur asgjë s’kishte ndodhur”.