Në një intervistë dhënë për “La Repubblica” Kryeminsitri Rama, ndër të tjera i është përgjigjur edhe një pyetje të bërë nga gazetari në lidhje me deklaratat që ish-kreu i PD-së, Sali Berisha ka bërë së fundmi.
Rama tha se, sipas tij, Berisha është penduar që nuk e vrau në kohën kur ishte në pushtet.
“Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari”, ka thënë Rama
Intervista e Kryeministrit për “La Republica”
Edi Rama, kryeministër i Shqipërisë prej vitit 2013, a ndiheni i rrethuar?
S’bëhet fjalë. Kjo nuk është një protestë e popullit. Nuk janë as jelekëverdhë, as sindikalistë, as studentë. Nuk janë as anarkistë! Është vetëm një pjesë e politikes që ka zbritur në shesh, pak për pushtet e pak nga frika.
Frikë nga çfarë?
Frikë se mos shfarosen definitivisht. Është një e djathtë e vjetër, që u dërgua në shtëpi 5 vjet e gjysmë më parë nga votat e shqiptarëve. Tashmë i druhen reformës në drejtëësi që po bëjmë me Bashkimin Europian për të luftuar korrupsionin, kancerin e vërtete të këtij vendi. Prokurorë, gjyqtarë dhe funksionarë të tjerë të korruptuar do ikin të gjithë! Këtë kanë frikë ata.
Në shesh kërkojnë dorëheqjen tuaj. Dhjetëra-mijëra persona. Ju thoni se as nuk e mendoni dorëheqjen. A jeni i sigurt se do t’ja dilni të ecni përpara?
Imagjinoni sikur të ndodhte në Itali, kjo që po ndodh tek ne, deputetët e opozitës dorëzojnë mandatet dhe braktisin parlamentin. Pastaj i kërkojnë qeverisë së zgjedhur nga populli që të largohet. Kjo nuk është demokraci, është tirani e minorancës. Ne kemi marrë një detyrë nga populli dhe do ta respektojmë.
Më falni por është një situatë anormale, sidomos për një kryeministër socialist e progresist, një parlament pa opozite?
Për demokracine parlamentare sigurisht nuk është gjë e mirë, por teknikisht mund të ecim përpara, nuk ka asnjë problem.
Kush dhe cfarë qëndron pas protesave dhe sulmeve kundër jush. Në shesh ishin shumë të papunë, njerëz të varfër.
Të gjitha bashkitë e administruara nga të djathtet, të enjten ishin mbyllur. Liderët e opozitës i sollën në protestë të bënin figurantët poshtë parlamentit. Janë 3-4 mijë persona që varen nga të djathtet. Paguhen për të ardhur në protestë. Por unë jam nga ata që kanë patur gjithmonë respekt për protestat, i dëgjoj të gjithë.
Për shumë njerëz, ky kaos duket si luftë për pushtet. A është kështu?
100% po
A është e vërtetë që sheshi manovrohet nga armiku juaj historik Berisha?
Armiqte e mi historikë janë injoranca dhe vulgariteti. Dy gjëra që nuk i duroj dot. Berisha është gjithmonë aty, ai është shefi dhe Basha është administratori i deleguar.
Pyetja: Ish-presidenti Berisha ka përdorur fjalë shumë të rënda kundër jush: thotë se njerëzit do ta hedhin në lum, dhe se e vetmja mënyrë për t’ju eleminuar është një plumb.
Ka thënë edhe më keq se kjo. Është penduar që nuk më vrau kur ishte në qeveri, ai kështu është dhe unë nuk i përgjigjem. Më kujtohet që thoshte se më keq se komunistët janë anti-komunistët. Ja, Berisha i ka shërbyer në fillim komunizmit dhe pastaj u bë anti-komunist. Për fat të mirë ne nuk jemi më në epokën e plumbit, por të fjalës, të dialogut. Unë refuzoj logjikën e fushës së lojës ku duhet domosdoshmërisht të asgjësohet kundërshtari