Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, i ka bërë thirrje Maqedonisë së Veriut për të pranuar propozimin francez, si një mundësi të vetme dhe pa rezerva për të hequr veton dhe për të hapur negociatat me BE-në.
“Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari, i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni!”, ka shkruar Rama në Twiter./21Media
Propozimi i fundit francez, i cili është edhe përfundimtari,i jep Maqedonisë së Veriut mundësinë e një pranimi pa rezervë dhe hap rrugën e nisjes zyrtare të negociatave për anëtarësimin e të dy vendeve në Bashkimin Europian! Vëllezërve maqedonas&shqiptarë në MV u them: Pranojeni! pic.twitter.com/0bDtV99xTW
— Edi Rama (@ediramaal) June 30, 2022