Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka marrë pjesë të shtunën, në Forumin Europian Wachau me temën “Ruajtja e së ardhmes së Europës dhe zgjerimi i BE-së”.
Gjatë fjalimit të tij, Rama i shquar veçmas për batutat e tij pikante, foli për karakterin e popujve ballkanas, prirjen e tyre që ta mbajnë kokën më lartë se tjetri kur bie fjala te lashtësia e origjinës. Situata dramatizohet kur në këtë garë hyjnë edhe majmuni e kafeja, si referenca të Ramës për të treguar se deri ku shkon fanatizmi i shqiptarëve, grekëve e turqve, në mbrojtjen e kauzës së “lashtësisë historike” transmeton Fol Drejt.
“Në Ballkan ne të gjithë kemi në mendje se jemi më të vjetrit. Ne shqiptarët mendojmë se jemi më të vjetrit, ata që erdhën pas majmuneve në evolucionin e Darvinit. Po t’i pyesësh serbët nuk të lënë hapësirë, e lëre me grekët që mendojnë se vetë majmunët erdhën pas grekëve. Le te shkojmë te turqit, ata mund të nisin një zënkë të madhe nëse është kafe turke apo kafe greke. Nje kafe mjaftë e fortë që me mirë mos ta provoni. Keshtu edhe maqedono-veriorët dhe bullgarët e njëjta gjë” ka thënë Rama.