Kreu i Prishtinës, Perparim Rama, ka thënë se hapësirat publike pritet të ndryshojnë për të mirë te Blloku i parë i banësave, përcjell Fol Drejt.
Siç njofton Rama, në bashkëpunim me UNDP janë duke e hartuar një plan rigjenerues për transformimin e kësaj zone, në një hapësirë të aksesueshme dhe gjithëpërfshirëse.
“Ne të hënën me datë 28.08.2023 nga ora 16:00 deri në 18:00 do të zhvillojmë një takim me banorët e zonës të cilëve do të ua prezantojmë projektin.
Andaj banorë të ‘’Bllokut 1” ju ftojmë të merrni pjesë në këtë takim në mënyrë që bashkë të diskutojmë për këtë projekt të rëndësishëm.”, është shprehur Rama, përcjell Fol Drejt.