Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha se ajo që ndodhi para një jave në Banjskë të Zveçanit në Kosovë “është e dënueshme”.
Rama zhvilloi një vizitë në Kroaci, dhe pas takimit me kryeministrin kroat, në një konferencë për media u shpreh pro masave ndëshkuese ndaj Serbisë, duke kërkuar qëndrim të unifikuar për këtë ngjarje.
“Këtu nuk bëhet fjalë për masa që domosdoshmërisht duhet të marrin miratimin e të gjithë vendeve anëtare, por këtu bëhet fjalë për masa simetrike minimumi, në raport me ato që janë marrë më parë për kosovën, të cilat duhet të merren edhe për Serbinë. Minimumi. Nëse nuk ka konsensus për të bërë më shumë në nivelin e Këshillit Europian, ka programe, ka marrëdhënie të cilat përdoren për të thënë stop”, tha Rama.
Ai tha se “në asnjë mënyrë nuk mund të pranohet që në mes të rajonit një grup i armatosur gjerë në dhëmbë t’ia marrë jetën një efektivi policie dhe pastaj t’i këzohet nderit më të lartë, zisë kombëtare”.
“Duhet të bëhet çmos që të parandalohet të ndodhë përsëri, larg qoftë, edhe më keq sesa kaq”, tha Rama.
“Gjatë gjithë kohës jemi duke diskutuar me aleatët, me partnerët, kemi folur edhe me kryeministrin për domosdoshmërinë e një qëndrimi të unifikuar në raport me atë që ndodhi, jo thjesht në fjalë, por edhe në fakte”, tha kryeministri i Shqipërisë.
Ai tha se “i gjithë rajoni duhet të jetë i bashkuar në drejtim të paqes”.
“Ne e konsiderojmë këtë zhvilllim, ose këto dy zhvillime – sepse në këndvështrimin tim shpallja e zisë kombëtare duke heroizuar disa persona të cilët janë, ishin të përfshirë në vrasjen e një efektivi policie, të veshur me uniforma joshtetërore, të armatosur gjerë në dhëmbë dhe pastaj të eliminuar si kriminelë është po aq e rëndë sa ajo që i parapriu. Në këtë pikë ne jemi shumë të keqardhur për një zhvillim të tillë”, tha parprakisht Rama.
Ai tha se janë të bindur se “e vetmja rrugë është dialogu”.
“Është pozitive që ushtria serbe filloi të zmbprapset dhe të tërhiqet, por është shumë negative që ushtria serbe përdoret për shfaqje të tilla që absolutisht nuk i shërbejnë absolutisht interesave afatgjate dhe as këtij momenti të rëndësishëm kur i gjithë rajoni duhet të jetë i bashkuar në drejtim të paqes dhe të integrimit në Bashkimin Europian dhe komunitetin euroatlantik”, tha Rama.