Kryeministri i Shqipërisë Edi Rama, në Këshill të Sigurimit është përballur me delegacionin rus, me të cilët ndër shumë tema e përmendi edhe shtetin e Kosovës.
Edi Rama tha se Rusia ka tentuar ta keqpërdor “realitetin e ndryshuar të Ballkanit Perëndimor e sidomos lindjen e Republikës së Kosovës për të justifikuar ëndrrat e tyre neo-imperialiste apo makthet e tyre që kanë eksportuar”, theksoi fillimisht kreu i Qeverisë”, përcjell Fol Drejt.
Ai u shpreh se pavarësia e Kosovës është sanksionuar nga Gjykata Ndërkombëtare Penale dhe se ky vendim nuk mund të shërbejë si rrëmbim territoresh apo aneksim të paligjshëm.
“Abuzimi i përdorimit të së drejtës së vetos e ka mbajtur peng këtë KS, e ka paralizuar atë, por nuk e ka bërë të heshtë, ashtu siç mund të dëshmojnë në këtë takim. Në fakt vlerat e rregullat që na sjellin bashkë nuk duhet të zëvendësohen nga rregulli i forcës. Bota po kalon në mënyrë të rrezikshme në një pikë ku mund të kthehet në tragjedi për të gjithë ne. Më lini ta përmbyll duke kujtuar përvojën e Ballkanit Perëndimor”, ka thënë ai./FolDrejt/