Por, në njoftimin e bërë për këtë takim, i pari i Prishtinës ia huqi duke thënë se është takuar me kryetarin e “Komunës së Aeroportit të Shkupit”.
Ky gabim nga Rama është korrigjuar shpejt dhe kjo mund të vërehet nga ‘historia e ndryshimeve’ në postimin e tij në Facebook.
E në këtë takim me Muncunskin, të cilit ia huqi komunën por jo edhe emrin, u diskutua për mundësinë e bashkëpunimit me menaxhimin e mbeturinave e ndotjen e ajrit.
“Veç sektorëve si energjia, sporti, kultura e digjitalizimi, që tregohen shumë premtues për të dy vendet, diskutuam edhe për mundësi bashkëpunimi në menaxhimin e mbeturinave, mobilitet, ndotjen e ajrit dhe krijimin e një sistemi të qëndrueshëm për zhvillim”, ka shkruar Rama, transmeton Klankosova.tv.