Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama ka vazhduar sot me turin e vizitave ballkanike. Destinacionet e radhës do të jenë Bosnja dhe Hercegovina, Malit i Zi dhe Serbia.
Në një postim në Facebook, Rama ka shprehur një përshëndetje për Kosovën dhe ka lajmëruar nisjen për në Sarajevë.
“MIRËMËNGJES 😊
dhe me një përshëndetje për krejt Kosovën, vazhdojmë drejt Sarajevës për ditën e dytë të takimeve në rajon🤗” – ka shkruar ai me mëngjes.
Përndryshe Rama dje s’arriti të takohet me homologun e tij nga Kosova, Kryeministrin Albin Kurti, ndërsa u takua me presidenten e vendit, Vjosa Osmani dhe kryeparlamentarin Glauk Konjufca.
Turi dyditor i Ramës në Ballkanin Perëndimor vjen në kuadër të përgatitjeve për samitin e Procesit të Berlinit që pritet të mbahet në Tiranë në tetor. /FolDrejt/