Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama tha nga Maqedonia se ende shpreson për një takim me Albin Kurtin ne Kosovë.
“Në Kosovë kur të shkoj kam ende shpresë se Albini nuk e ka harruar akoma kanunin që kur vjen në shtëpi edhe hasmit i hapet dera dhe është e ndaluar të nxjerrë deri kur ai të mbarojë fjalën.” tha Rama ndërsa iu përgjigj edhe pyetjes së gazetarëve mbi ‘Ballkanin e Hapur”.
“Pyetjen e bën sikur unë kam bërë një faj nga i cili po nxjerr një mësim. Ballkanin e Hapur një mijë herë të kthehesha do e ribëja. Është një nga 72 iniciativat në këtë rajon, sic edhe unë vetë jam habit nga kjo shifër. Cfarë e keqe i ka ardhur rajonit përvec të mirave nga Ballkani I Hapur? Cfarë është bërë nuk zhbëhet ka shërbyer që edhe procesi I Berlinit,
Nuk e kuptoj se si ka akoma dyshime për këtë kur faktet flasin qartë.
Sa i përket vëllazërisë apo gjakderdhjes është rruga më e gabuar e mendimit shqiptar sot. S’ka rrugë më të gabuar se të vijojmë të rrijmë në të shkuarën, të ngrindemi kush është patrioti i vërtetë.”, shtoi Rama më tej.