Kryeministri shqiptar, Edi Rama në një komunikim LIVE me shqiptarët në Facebook, tha se protestat sot janë të stisura dhe nga persona që duan të përfitojnë politikisht prej një situate që tashmë ka prekur gjithë botë.
Kreu i qeverisë deklaroi se sot jemi në një Luftë të III Botërore, pasi askush më nuk mund të parashikoj atë që po ndodh në Ukrainë.
‘Këtu flitet për Luftë të III Botërore, ndërsa disa personazhe që janë të pakualifikueshëm, thonë po na shpëtoi sot, nuk e kapim më. Vazhdoni rrini në protestë sa të doni. Jo kaq sa ishit sot, por 10 fish, 100 fish, nuk lëviz asnjë taksë nga karburanti’, tha Rama. /Abcnews.al/