Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se rruga “A” tashmë ka marrë emrin e veprimtarit Jim Xhema.
Përmes një postimi në facebook, Rama ka vlerësuar se vepra jetësore e Jim Xhemës dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit të Kosovës, është mesazh për t’ua përcjellë brezave.
“Kryeqyteti përjetësoi veprimtarinë e jashtëzakonshme të zotit Jim Xhema, duke ia vënë rrugës “A” emrin e tij.
Vepra e tij jetësore dhe shërbimi vetëmohues ndaj popullit tonë, është mesazh për t’ua përcjellë brezave – një model aq të jashtëzakontë të veprimtarisë, që njeriut tonë ia siguron përjetësinë në historinë kombëtare.
Bashkë me z. Jim Xhema zbuluam pllakatën si shenjë dhe dokument falënderimi nga kryeqytetasit për këtë veprimtar të madh”, ka shkruar Përparim Rama në facebook./FolDrejt/