Pas deklaratës së djeshme të kryeministrit të Kosovës, Albin Kurti, se nuk do ta takojë homologun shqiptar, Edi Rama, përtej kornizës së mbledhjes së dy qeverive Kosovë-Shqipëri, kryeministri Rama ka thënë se mbetet me shprese se takimi me Kurtin do të konfirmohet.
Njëkohësisht, Rama ka bërë me dije se sot janë dorëzuar në ministrinë e Jashtme të Kosovës 13 marrëveshjes e dy qeverive të firmosura nga qeveria shqiptare.
“Pas pak drejt Shkupit për të nisur vizitën dyditore në kryeqytetet e Ballkanit Perëndimor.
Sot të mëngjes janë dorëzuar në ministrinë e jashtme në Kosovë të 13 marrëveshjet e mbledhjes së dy qeverive të firmosura nga ana jonë. Me kundërfirmosjen e palës kosovare ato hyjnë menjëherë në fuqi. Mbetem me shpresë se pas heqjes së merakut të shprehur publikisht nga KM Kurti për qytetarët e penguar të përfitojnë nga 13 marrëveshjet, do të kemi edhe konfirmimin e takimit me Albinin sot pasdite.”, ka shkruar Edi Rama në Facebook, transmeton Fol Drejt./FolDrejt/