Kryeministri i Republikës së Shqipërisë Edi Rama, ka përkujtuar 24-vjetorin e hyrjes së trupave të NATO-s në Kosovë, transmeton Fol drejt.
Kryeministri Rama ka thënë se sot është dita për të reflektuar thellë dhe për të nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grinda absurde me aleatët.
“Si sot e gati çerek shekulli më parë, hyrja e NATO-s në Kosovë u rikujton të gjithëve, se pa aleatët strategjikë të shqiptarëve, miq të mirë në ditët më të këqija, s’do të kishte as Republikë të Kosovës, as liri e demokraci për shqiptarët në Kosovë! Zoti i bekoftë aleatët tanë!
Prandaj bash sot është dita për të reflektuar thellë e për ta nxjerrë Kosovën nga qorrsokaku ku e ka futur grindja absurde me aleatët! Kosova duhet të dalë patjetër prej qorrsokakut me dialog jo me policë, me ide konkrete jo me propagandë, me miq të mirë jo me keqtrajtim të miqve”, shkruan Rama!
Më 12 qershor të vitit 1999, pas 78 ditë bombardimesh të Aleancës Ushtarake Perëndimore të udhëhequr nga Amerika kundër caqeve ushtarake serbo-malazeze në Kosovë në Serbi dhe Mal të Zi, trupat e NATO-s hynë në Kosovë në misionin paqeruajtës që do të quhej KFOR, duke i dhënë fund luftës gati dyvjeçare midis Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës dhe forcave okupuese ushtarake dhe policore serbo./FolDrejt/