Si asnjëherë më parë, qeveria me në krye kryeministrin e vendit Edi Rama, është takuar me organizata të njohura humanitare, Akademinë e Shkencave, sipërmarrësve të ndryshëm si dhe me bankat, inxhinierët, arkitektët dhe urbanistët e vendit, shkruan foldrejt.com.
I ndodhur mes imamit Elvic Naçi dhe humanistit Arbër Hajdari, kryeministri Edi Rama gjatë fjalimit të tij në Komitetin Kombëtar të Rindërtimit, kërcënoi ata që kanë ndërtuar pallatet e dëmtuara.
“Pallatet e dëmtuara, që mund të riparohen, do të riparohen nga ata që i kanë ndërtuar. O do ti riparojnë vetë ose do shkojnë në burg, se nuk ka mundësi që të riparojmë pallate të cilat kanë shfaqur dëme të rikuperueshem sepse janë bërë gabime në realizim në zbatim. Edhe në këtë kategori ka jo pak pallate. Të vijën ata që i kanë bërë dhe t’i riparojnë, ato që janë të riparueshëm”, tha kryeministri. “Ndërtuesit që shkelin lejen e ndërtimit do të shkojnë në burg. Kur e ke lejen për 8 kate dhe i thonë hajde ma bëj 12, ata duhet të denoncojnë. Ata janë gardiani. Nuk mendohet që arkitekti të shkojë jashtë asaj që është vepra e tij. Duhet të ketë përgjegjësi individuale dhe të ketë pasoja penale dhe financiare. Gjitha jeta ka qenë kështu. Kjo ka qenë beteja ime e humbur, e kam humbur me shoqatat, me parlamentin, kur isha kryetar bashkie.”
Në anën tjetër imami Elvis Naçi tha se nuk do merret kurrë me politikë, por do jetë çdoherë aty ku kanë nevojë shqiptarët.
“Unë jam këtu për moral, si aktivist, pasi unë nuk kam post dhe se asnjëherë nuk do merrem me politikë. Për unë do jem çdoherë aty kur shqiptarët kanë nevojë. Nga këto ditë mund të them edhe një gjë se lum për shqiptarër që në ditët e vështira bëhen bashkë, por mjer edhe për shqiptarët që në ditët e bukura me diell zihen me njërit tjetrin. Shpresoj që kjo të shërbejë që edhe në ditët tona më të mira të bëhemi bashkë,” tha Elvis Naçi.
Në takim ishte edhe edhe ministri i financave Arben Ahmetaj dhe gazetari Marin Mema. Megjithatë, në ftesë ka munguar lideri i opozitës Lulzim Basha./Foldrejt.com