Media e majtë austriake Der Standard, ka kryer një artikull ku ka kritikuar ashpër qeverisjen e Edi Ramës – ku sipas saj ka marrë kurs nacionalist dhe autoritar në të njëjtën kohë.
Pasi përmend vendimin e qeverisë së Tiranës, që shqiptarët e Malit të Zi dhe Maqedonisë Veriore nuk kanë nevojë më për viza pune për t’u punësuar në Shqipëri, Standard thekson se Edi Rama prej disa vitesh simpatizon gjithmonë e më tepër idenë e “Shqipërisë së madhe”. Ai tenton të paraqitet si udhëheqës i gjithë shqiptarëve të rajonit, përcjell foldrejt.com.
Por Rama nuk është vetëm një nacionalist, por vepron edhe me autoritarizëm. Kështu Shqipëria ka rënë për shtatë vende në ranglistën e Reporterëve pa Kufij në vendin e 82. Sulmet e qeverisë dhe sulmet e grupeve të krimit kanë arritur nivele të pashembullta në 2018. Organizata e Reporterëve pa Kufij raportuan fyerje dhe kërcënime për t’i trembur gazetarët.
PD me kontakte të mira në Gjermani
Më tutje media austriake tregon krizën e zgjedhjeve lokale në Shqipëri, ku opozita flet për bojkot të zgjedhjeve dhe me “kontaktet e mira të saj në Gjermani, kërkon që të arrijë të përziejë BE-në ashtu siç ndodhi edhe me Maqedoninë Veriore në 2015”.
Edhe reforma në drejtësi (Vetingu) që në fakt paraqitet si arritja më e madhe e qeverisë së Shqipërisë, ka sjell një vakum në drejtësinë shqiptare. Reforma që parashihte të dënonte gjykatësit dhe prokurorët e korruptuar, në fakt solli edhe mosfunksionimin e Gjykatës së Lartë, për shkak të mungesës së gjykatësve. Për këtë të papritur, nuk ka faj vetëm administrata shqiptare, por edhe Komuniteti Ndërkombëtar, që solli këto rrethanë në kohë dhe vend të gabuar, përcjell foldrejt.com shkrimin e medias austriake.
Franca e shqetësuar me azilantët shqiptarë
Në fakt Shqipëria duhet të fillojë çeljen e negociatave me BE, por është Franca që kundërshton çdo pakt dhe nuk interesohet aspak për Shqipërinë – kjo pasi nuk dëshiron asnjë emigrant dhe azilkërkues nga Shqipëria që shkojnë drejt Francës.
Por nëse në rajon arrihet të perceptohet se nuk do ketë zgjerim, do sjellte dobësimin e të gjithë reformave dhe mund të zgjerohej akoma më shumë autoritarizmi dhe nacionalizmi./Foldrejt.com