Edi Rama ka takuar sot Aleksandër Vuçiqin gjatë organizimit të takimit të dytë të Komitetit Politik Evropian që po zhvillohet në Moldavi, shkruan Fol Drejt.
Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka publikuar një video të cilën e ka shoqëruar me një mbishkrim:
“Rajoni duhet të hyjë në një marrëdhënie të re me BE-në, ndërkohë që konflikti në Veriun e Kosovës duhet të zgjidhet krah për krah me botën demokratike, duke i dhënë fund absurdit kërcënues dhe duke finalizuar marrëveshjen e normalizimit e të njohjes së ndërsjellë mes Kosovës e Serbisë” – ka shkruar Rama.
Të pranishëm ishin edhe Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen dhe lider të tjerë evropian.