Gjatë qëndrimit të kryeministrit Rama në Amerikë ai gjeti kohë të flasë edhe për ish – kryeministrin Berisha.
Ai tha se shpallja e tij non grata është meritë vetëm e tij dhe e asnjë pale të tretë siç pretendon Berisha: “Shpallja non grata e Berishës është meritë 100% e Sali Berishës”. Potencoi ai gjatë një bashkëbisedimi me gazetarët shqiptarë në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Ai u shpreh se janë për keqardhje për njerëzit që i besojnë marrëzirave duke iu referuar Berishës.
“Nëse SHBA-ja do të financohej kaq kollaj do të ishte peng i diktaturave dhe regjimeve që kanë pasuri marramendëse, por kjo nuk ka ndodhur dhe nuk do të ndodhë se SHBA-ja ka tjetër qasje e mënyrë funksionimi dhe është e gjitha një farsë për të ardhur keq dhe keq ata që i besojnë këto marrëzira”./FolDrejt/