Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka vizituar sot punimet që po bëhen në ndërtimin e kolektorit në lagjen Kalabria, transmeton Fol Drejt.
Rama ka thënë se shumë shpejt banorët në këtë lagje nuk do të kenë më problem me kundërmim, meqë po punohet me dinamikë në ndërtimin e kolektorit.
“Vizituam punimet të cilat po bëhen në ndërtimin e kolektorit në lagjen Kalabria.
Shumë shpejt banorët e lagjes më nuk do të kenë problem me kundërmim, pasi po punohet me dinamikë në ndërtimin e kolektorit.”, ka shkruar Rama në një postim në profilin zyrtar në Facebook, transmeton Fol Drejt.