Kryeministri Edi Rama sot ka vizituar Kroacinë. Në një konferencë të përbashkët për shtyp me Kryeministrin e Republikës së Kroacisë Andrej Plenkoviq, tha se ka diskutuar me homologun kroat për ngritjen e një grupi pune mes ministrive të energjisë për të adresuar temën e gazsjellësit, shkruan Fol Drejt.
Rama lajmëroi se qeveria kroate ka vendosur vendosur financimin masiv të ndërtimit të korridorit adriatiko-jonian nga ana e saj.
“Kemi prekur temën e një sektori si energjia kombinuar me infrastrukturën sepse jemi pjesë e të njëjtit plan për korridorin adriatiko-jonian” – tha Rama.
Ai informoi opinionin shqiptar se qeveria kroate ka vendosur financimin masiv të ndërtimit të korridorit nga ana e Kroacisë. “Unë e kam informuar qeverinë kroate se jemi në procesin e lidhjes së kontratave për pjesën kryesore të segmenteve të këtij korridori. Kemi diskutuar për ngritjen e një grupi pune mes ministrive të energjisë për të adresuar temën e gazsjellësit, ku ka ardhur koha të bashkojmë potencialet dhe të paraqitemi me një ofertë të unifikuar.”
Nga konferenca, Rama theksoi gjithashtu se pozicioni i dy vendeve në raport me agresionin rus në Ukrainë është 100 përqind i njëjtë. Kryeministri preku edhe Samitin e Berlinit që pritet të mbahet këtë muaj në Tiranë. Ai deklaroi se nga ky samit do të ketë të reja të rëndësishme dhe se kryeministri kroat do të jetë pjesë e këtyre punimeve./FolDrejt/