Kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka njoftuar se sa familje kanë aplikuar për subvencionim për regjistrimin e fëmijëve në çerdhe private.
“Për këtë ai reagoi, përmes një postimi në Facebook, përcjell Fol Drejt.
325 familje kanë aplikuar për të përfituar 70 euro subvencionim nga Kryeqyteti për regjistrimin e fëmijëve në Institucione Parashkollore Private.
Kemi ndarë 100.000 euro, që i bie 125 fëmijë do të mund të regjistrohen në çerdhe falë ndihmës prej 70 euro nga Kryeqyteti.
Javën tjetër do të shqyrtohen aplikimete më pas do të publikohet lista e përfituesve.
Shumë i lumtur që po e realizojmë edhe një premtim tjetër të fushatës.
Besianë Musmurati”, u shpreh Rama./FolDrejt/