Kryeministri Edi Rama ka kritikuar sërish protestën e qytetarëve kundër rritjes së çmimeve. Në një komunikim në Facebook, Rama i është përgjigjur pyetjeve të ndjekësve.
Ndër të tjera Rama tha se nuk tallet me popullin, ndërkohë që e akuzojnë vazhdimisht. Kreu i qeverisë tregoi gjithashtu se nuk ka frikë nga protestat, duke i cilësuar këto të fundit si vlerë. Madje shton se është tërhequr prej protestave, por jo nga frika.
“Jo kriza nuk filloi dje, ka filluar më parë, si rezultat i një reagimi të tregjeve ndaj ringritjes së fuqishme ndaj pandemisë. Vala e inflacionit ka ardhur në të gjithë botën. Ndërkohë që kriza energjetike nuk ka filluar sot, e kam paralajmëruar unë atëherë kur shumëkush thoshte se nuk ekziston. Nuk ka filluar sot pagesa nga buxheti i shtetit për familjen tënde. Qëkur ka filluar kriza paguan njësoj.
Një pjesë tjetër përdor faljen talle. Tallesh me këtë popull dele thotë njëri. Unë nuk tallem me veten se kam shumë respekt. Unë nuk tallem me njerëzit. Nuk tallem kurrë sesi me vendin se të gjitha këto për mua janë shumë të shtrenjta. Ndonjëherë tallem me personazhe. Por kurrë nuk tallem me këtë popull.
Vazhdo mashtrimin thotë tjetri, por në protestë do na kesh prap. Unë nuk kam asnjë shqetësim për protestat, i konsideroj si vlerë të sistemit. E kam treguar kur jam tërhequr jo nga frika, është ide e gabuar kjo e frikës, se s’kam çfarë frike të kem. Jam këtu për të bërë një detyrë, shumë të rëndësishme, por nga bindja. Unë e konsideroj virtyt të një lidershipi demokratik, të ndërroj mendje.
E dyta e konsideroj cilësi pozitive që një kryeministër të tërhiqet kur protesta ka të drejtë. E konsideroj burrëri që edhe të kërkosh ndjesë kur është për të kërkuar”, tha Ram