Kryetari i Prishtinës, Perparim Rama, ka njoftuar se Gjimnazi i Shkencave Shoqërore “Ahmet Gashi” është pajisur me mjete të reja dhe me inventar të ri, përcjell Fol Drejt.
“10 kontejnerë me inventar shkollor sot u dhuruan nga Ambasada Amerikane 🇺🇸e që ne me këto mjete të po synojmë jo vetëm të mobilojmë një shkollë por po investojmë në të ardhmen e vendit tonë dhe në përmirësimin e arritshmërive akademike.”, ka njoftuar Rama.
“Nga viti i ardhshëm do të filloj edhe renovimi i objektit të kësaj shkolle, financuar nga Ambasada Amerikane.
Falënderoj znj. Alyson Grunder, Zëvendës Shefe e Misionit të SHBA-së dhe Kolonelin z. Ryan Conley, Shef i Zyrës për Bashkëpunim Mbrojtës për donacionin.”, përcjell Fol Drejt.