Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka prezantuar planin tre pikësh të qeverisë për mbrojtjen nga kriza energjetike, duke thënë se ky nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë për konsumatorët familjarë dhe për biznesin e vogël.
Kryeministri Rama në paraqitjen e tij të shtunën, tha se plani i veprimit siguron furnizim pandërpre me energji elektrike për të gjithë, ku shteti i garanton 200 milionë euro kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike për periudhën e krizës deri në fillim verë të vitit 2022.
“Plani ynë i veprimit ndaj krizës energjetike ka tre pika, e para garantimin e furnizimit pa ndërpre me energji elektrike për të gjithë, e cila vijon me masa të detajuara. E dyta, mbrojtjen e familjeve, biznesin e vogël nga rritja e çmimit të energjisë elektrike, vijon me një numër masash të detajuara. E treta, garantimi i fondit të nevojshëm likudi, për ndërveprimin me tregun të energjisë elektrike, ku vijon detajimi i instrumenteve të garancisë sovrane, shtetërore që do të jenë të ripërtritshme në vlerën 100 milionë euro për kompaninë e shpërndarjes së energjisë elektrike në fund të këtij viti dhe 100 milionë euro të tjera për fillim vitin tjetër për të siguruar pikën një dhe pikën dy. Këto vitet e fundit jeta për ne të gjithë, për pasojat për qeverinë dhe për mua ka qenë e përcaktuar shumë tepër nga ngjarjet se sa nga planet tona. Tërmeti, pandemia dhe tani kjo furtunë e rritjes së çmimit më delikat të jetesës së përditshme. Të tëra këto lënë gjurmë, por dy gjëra dua t’i them, e para ndihuni mirë që ia kemi dalë dhe keni besim që do t’ia dalim gjithnjë e më mirë. Dhe e dyta mundohuni mos e harroni se çfarë mbjellim sot me qëndrimet, me vendimet tona do të korrin fëmijët tonë nesër”, theksoi kryeministri Rama.
Shefi i ekzekutivi në Shqipëri, Rama tha se ky plan i kundër veprimit nuk parashikon rritjen e çmimit të energjisë elektrike për konsumatorët, e as ndonjë kufizim të furnizimit me energji elektrike në nivel vendi.
Kryeministri Rama ka mohuar pretendimet e opozitë, që Shqipëria e prodhon vetë të tërë energjinë që i duhet, derisa ka kërkuar unifikim ndaj kësaj sfide.
Derisa Rama ka thënë se duhet të dëgjohet njëri – tjetri dhe duhet kuptuar se nuk është në qeveri për t’ua bërë jetën më të vështirë qytetarëve.
Kryeministri Edi Rama, tha se kriza energjetike kërcënon seriozisht buxhetet familjare, buxhetin e kompanisë së shpërndarjes së energjisë elektrike, por edhe stabilitetin energjetik shqiptar.