Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama, ka reaguar pas ngritjes së aktakuzës ndaj presidentit të Kosovës, Hashim Thaçit dhe liderit të PDK-së, Kadri Veselit.
Ai ka thënë se do të shkruaj nesër rreth kësaj ngjarje.
Reagimi i plotë:
Qëkur e kam marrë lajmin e listës së Tribunalit Special dhe kam lexuar emrat e kriminelëve të supozuar të Luftës Çlirimtare të Kosovës, përpiqem po nuk arrij të formuloj fjalitë e duhura për të shprehur indinjatën time!
Do të shprehem publikisht nesër me një mesazh për të gjithë shqiptarët, por jam e do të jem deri në fund, në krah të të gjithë atyre që luftuan me armë për ta çprangosur Kosovën e burgosur në ferrin e Sllobodan Milosheviçit, duke mbyllur me gjak, nder e lavdi një histori padrejtësie historike në zemër të Europës!
RROFTË KOSOVA dhe sot më shumë se kurrë NDERIM UDHËHEQËSVE TË LUFTËS ÇLIRIMTARE