Kryeministri shqiptar Edi Rama ka kryer një intervistë me konservatoren gjermane “Die Welt” ku as edhe kësaj hera nuk i kanë munguar batutat, informon foldrejt.com.
Në pyetjen se çfarë keni punuar sot si kryeminstër – Edi Rama përgjigjet – “kam ndryshuar disa ministra, rreth 70 përqind. Thuajse se tani kemi një qeveri te re.”
Sipas tij ndryshimi ka ardhur për shkak të nevojave për “energji të reja, lojtarë të freskët mbi fushë dhe të mos bëjmë gabimin e njëjtë me atë të Kombëtares gjermane, pasi fitoi Kupën e Botës.”
Pas këtij shembulli sportiv, gazetari gjerman e pyet për biografinë e pazakontë të Edi Ramës, si basketbollist dhe piktor, përcjell foldrejt.com.
“Të dyja janë ekzistenciale për mua. Nuk mund të krahasohen basketbolli me pikturën. Si piktor ti thuajse gjithë kohën punon me veten, bëhet fjalë për diçka të brendshme. Në sport duhet të shohësh nga jashtë, te të tjerët, që të arrish diçka sëbashku.”
Në lidhje me punën si piktor ai ndjehet si refugjat duke hyrë dhe dalë nga ‘Tregu i Artit”.
Gjithsesi, pasi kryeministri Rama sqaron se arti nuk është në gjendje që të ndryshojë gjëra si luftërat, dhunën dhe konfliktet, duke mos njohur ndonjë shkrimtar që të ketë shmangur gjakderdhjen ose ndonjë piktor që të kenë ndaluar bombën, ai ndalet te përgjegjësia e politikës.
“Është e egër, jeta e çmendur e një njeriu, i cili duhet të merret me shumë fate dhe tema në të njëjtën kohë. Të udhëheqësh një vend të vogël nuk është më e lehtë, sesa të udhëheqësh një vend të madh. Për shumë kjo nuk duket e kuptueshme. Shpejtësia e komunikimit është mjaft e shpejtë dhe qasja e njerëzve me mua është shumë direkte dhe intensive. Puna ime duket krejtësisht ndryshe, siç mund ta paramendojnë shumë persona tjerë. Unë marr vlerësime permanente, gjykime të rasteve, shpalos vendime dhe zhvilloj strategji për të gjetur një rrugë për vendin tonë, që të arrijmë qëllimet. Terreni ku unë lëviz, është gjithmonë në lëvizje. Është një lojë globale e shahut,” thotë Rama për politikën rajonale të tij, duke shtuar se gjithsesi ndjehet i kënaqur për punën që bën.
Në pyetjet e fundit të intervistës, Rama është ndaluar te zhvillimi dhe demokracia e Europës.
“Do bëhet shumë më keq në Europë, përpara se të bëhet më mirë”, thotë Rama.
Më pas ai ndalet te kancelarja gjermane Merkel.
Ne kemi pasur shumë fat që “kemi jetuar në të njëjtën kohë me kancelaren gjermane Angela Merkel” dhe kemi pasur mundësinë të punojmë sëbashku me Gjermaninë. Rama shpreson shumë, që vizioni i saj të mos shuhet dhe poashtu shpreson që Gjermania ta pranojë idenë se nuk ka përgjegjësi vetëm për fëmijët në Gjermani por për të gjithë Europën.
Në frazën e fundit Rama nuk harron batutën: “Ne (Shqipëria) akoma e dashuron Europën. Ne jemi akoma gati, për ti thënë po. Jemi akoma shumë të dashuruar, sepse akoma nuk jemi martuar. Pas martesës duhet të shohim, nëse ne vërtet jemi aq me fat.”/Foldrejt.com