Në shënimin e Ditës së Tokës, kryetari i Prishtinës, Përparim Rama, ka thënë se sot është një ditë që duhet ta kujtojmë se ne kemi veç një planet dhe na takon neve ta mbrojmë për veten dhe për brezat që vijnë, shkruan Fol Drejt.
“Shënuam Ditën e Tokës dhe ditën e SHFMU “Shkolla e Gjelbër” me nxënësit dhe stafin e saj, që bëjnë punë të jashtëzakonshme për të promovuar një mënyrë jetese miqësore ndaj mjedisit.”, shkroi Rama në Facebook.
Rama tha se klubi i ekologëve të kësaj shkolle ka bërë punë fantastike me mbjelljen e fidanëve, frutave dhe bimëve dhe me përdorimin e materialeve të riciklueshme për të ndihmuar në ruajtjen e natyrës.
“Ne jemi shumë krenarë me shembullin që jep “Shkolla e Gjelbër”, nëpërmjet aktiviteteve për mbrojtjen e mjedisit. Në këtë Ditë të Tokës le të kujtojmë se ne kemi veç një planet dhe na takon neve ta mbrojmë, për veten dhe për brezat që vijnë.”, shtoi në fund Rama. /FolDrejt/