Kreu i Prishtinës, Përparim Rama, ka bërë me dije se kanë filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës B, transmeton Fol Drejt.
“Përgatituni për një rrugë të re, të sigurt dhe funksionale!
Kemi filluar punimet në vazhdimin e ndërtimit të Rrugës “B” në pjesën e poshtme të saj #kryeqytet.
Rruga është e gjatë 390 metra dhe do të bëjë lidhjen e Rrugës “A” deri të rrethi I Rrugës “B”.
Ky projekt përmban: rrugën, ujësjellësin, kanalizimin fekal, kanalizimin atmosferik, ndriçimin dhe sinjalizimin.”, ka njoftuar i pari i kryeqytetit./FolDrejt/