Kryeministri Edi Rama ka shprehur ngushëllimet e tij për ndarjen nga jeta të Presidentit të Parlamentit Euripaian, David Sassoli.
Rama thekson se e ka pritur me trishtim lajmin për vdekjen e Sassolit dhe se ky i fundit ka lënë pas një boshllëk të ndjeshëm.
“ Çfarë trishtimi! Miku ynë i mirë, Presidenti i Parlamentit Europian, David Sassoli, një europian i paepur, një italian krenar, një avokat i zjarrtë i Shqipërisë, gazetar i shquar dhe më pas politikan i respektuar nga të gjithë, ndërroi jetë befasisht duke lënë pas një boshllëk të ndjeshëm tek kushdo pati nderin e kënaqësinë ta njihte…
Addio caro David, riposa in pace🙏” shkruan Rama.
Sassoli nuk mundi të mbijetonte ndaj një sëmundje të rëndë që e kishte prekur. /abcnews.al/